“Fëmijët tanë kanë nevojë të marrin frymë”, bashkëpartiakja i kërkon Vitisë sigurimin e terapisë Kaftrio

Vlora N. Vuqiterna, e cila kandidoi për deputete në zgjedhjet e qershorit dhe është nënë e një vajze me fibrozë cistike, i ka bërë thirrje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, që të sigurojë terapinë Kaftrio për pacientët me këtë sëmundje në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se familjet po presin prej vitesh për këtë trajtim, ndërsa mungesa e tij po i detyron disa prej tyre të mendojnë për migrim.

Vuqiterna ka theksuar se mbi 170 pacientë kanë qenë të regjistruar me këtë sëmundje, ndërsa aktualisht janë rreth 60.

Ajo ka pranuar se terapia ka kosto të lartë, por ka kërkuar që shëndeti i fëmijëve të jetë prioritet.

“Ne nuk po kërkojmë privilegj. Po kërkojmë të drejtën për jetë, frymëmarrje dhe trajtim dinjitoz për fëmijët tanë”, ka shkruar ajo.

Në fund, Vuqiterna i ka bërë thirrje ministrit Vitia që ta trajtojë me urgjencë kërkesën e Shoqatës së Fibrozës Cistike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Danimarka turpëron Portugalinë në fushën e vet

Danimarka turpëron Portugalinë në fushën e vet

U pretendua se Izraeli po hedh gjarpërinj mbi Gazën, analizat zbulojnë gjurmë të inteligjencës artificiale

U pretendua se Izraeli po hedh gjarpërinj mbi Gazën, analizat zbulojnë gjurmë të inteligjencës artificiale

Komandanti i KFOR-it takohet sërish me shefin e ushtrisë serbe në Beograd, kjo është vizita e dytë brenda një muaji

Komandanti i KFOR-it takohet sërish me shefin e ushtrisë serbe në Beograd, kjo është vizita e dytë brenda një muaji