Akademiku Fejzullah Krasniqi është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Zgjedhja e tij u bë të martën, në mbledhjen e Kuvendit të Akademisë, ku në rend dite ishte zgjedhja e kryetarit të institucionit, njofton Klankosova.tv.
Zgjedhja e Krasniqit vjen pasi ish-kryetarja e ASHAK-ut, Justina Shiroka-Pula, u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës më 7 tetor, duke lënë kështu postin e drejtueses së Akademisë.




