Familja Qeriqi ka bërë të ditur se procedurat për riatdhesimin e Rinesës janë ende në vazhdim dhe se data e kthimit të saj në Kosovë nuk është caktuar ende.

Përmes një njoftimi, familja ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në homazhet e mbajtura në Waterloo dhe që u kanë qëndruar pranë në këto ditë të vështira.
Familja ka bërë të ditur se për datën dhe detajet e funeralit dhe homazheve që pritet të mbahen në Prishtinë do të njoftojë me kohë.
“Ju falënderojmë nga zemra për pjesëmarrjen në homazhet për Rinesën tonë në Waterloo dhe për mbështetjen tuaj në këto ditë të vështira”, thuhet në njoftimin e familjes.
Ndërkohë, familja ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve deri në përfundimin e procedurave të nevojshme për kthimin e Rinesës në Kosovë.




