Gjiganti i teknologjisë Meta është gjobitur me 805 milionë euro nga autoritetet italiane, për shkak të qasjes në fotografitë dhe videot e përdoruesve të Android pa pëlqimin e tyre të shprehur.

Sipas Autoritetit Italian për Mbrojtjen e të Dhënave, rreth 20 milionë përdorues nuk ishin informuar siç duhet se Facebook kishte qasje në galeritë e tyre përmes një funksioni që sugjeronte fotografi dhe video për publikime.
Autoriteti i ka dhënë kompanisë 60 ditë afat për ta çaktivizuar këtë funksion si parazgjedhje dhe për të kërkuar pëlqimin e veçantë të përdoruesve.
Sipas BBC-së, rregullatori vlerësoi se njoftimi i Facebook-ut nuk e bënte të qartë se aplikacioni mund të përdorte fotografitë e ruajtura në telefon për të krijuar sugjerime për publikime.
Si arsye për gjobën e lartë u përmendën numri i madh i personave të prekur dhe mungesa e bashkëpunimit nga ana e Metës.
Kjo është një nga gjobat më të mëdha të shqiptuara nga një autoritet italian ndaj një kompanie teknologjike.
Meta, që zotëron edhe Instagramin dhe WhatsApp-in, është përballur së fundmi edhe me një gjobë prej 25 miliardë dollarësh në Nju Meksiko të SHBA-së, lidhur me mënyrën e trajtimit të të dhënave të përdoruesve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





