KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave janë evidentuar gjashtë raste të lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit të kësaj ndërmarrjeje, katër raste janë evidentuar në Prizren, ndërsa dy të tjera në Suharekë.
Nga KRU “Hidroregjioni Jugor” kanë bërë të ditur se lidhjet e paautorizuara dëmtojnë funksionimin e rregullt të rrjetit dhe ndikojnë në furnizimin e drejtë me ujë për të gjithë konsumatorët.
Ndërmarrja u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe të mos bëjnë ndërhyrje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit. /Telegrafi/




