EULEX dënon vrasjen e Arlinda Zekajt, thotë se po e monitoron nga afër rastin

EULEX dënon vrasjen e Arlinda Zekajt, thotë se po e monitoron nga afër rastin

EULEX dënon vrasjen e Arlinda Zekajt, thotë se po e monitoron nga afër rastin

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka dënuar fuqishëm vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që po përballen me humbjen e saj.

Sponsor 3M Express

Në reagimin e tij, EULEX-i ka theksuar se femicidi përbën formën më ekstreme të dhunës me bazë gjinore dhe një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të grave.

“Asnjë grua apo vajzë nuk duhet të jetojë me frikën e dhunës”, thuhet në reagim, ku theksohet edhe rëndësia e sigurimit të mbështetjes dhe mbrojtjes për çdo grua apo vajzë që kërkon ndihmë.

Misioni ka ritheksuar përkushtimin për të mbështetur institucionet e Kosovës në parandalimin dhe trajtimin e dhunës me bazë gjinore, mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në rrezik, si dhe përmirësimin e qasjes në drejtësi dhe në shërbimet mbështetëse për të mbijetuarit e dhunës.

“EULEX-i qëndron i përkushtuar t’i mbështesë institucionet e sundimit të ligjit të Kosovës në angazhimet e tyre të vazhdueshme për parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës me bazë gjininë, mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në rrezik, dhe fuqizimin e qasjes në drejtësi dhe mbështetje për të mbijetuarit. Këtu përfshihet promovimi i përdorimit efektiv të instrumenteve për vlerësimin e rrezikut, zbatimi i urdhërmbrojtjeve, dhe qasja e koordinuar, me viktimën në fokus, me përfshirjen e institucioneve, shoqërisë civile dhe komuniteteve. Angazhimet e qëndrueshme janë poashtu esenciale për adresimin e qëndrimeve dhe pabarazive që e mundësojnë dhunën kundër grave”.

Sipas EULEX-it, përpjekjet e vazhdueshme janë thelbësore edhe për adresimin e qëndrimeve dhe pabarazive shoqërore që kontribuojnë në dhunën ndaj grave.

“Parandalimi i femicidit është përgjegjësi e përbashkët që kërkon përkushtim, bashkëpunim dhe veprim këmbëngulës të vazhdueshëm”, thuhet në reagim.

EULEX-i ka bërë të ditur se, në përputhje me mandatin e tij, po e monitoron nga afër rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe do të vazhdojë të mbështesë institucionet përkatëse në përmbushjen e angazhimeve të tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Hoxha pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mekanizmat për mbrojtjen e grave nuk funksionojnë

Hoxha pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mekanizmat për mbrojtjen e grave nuk funksionojnë

Samsung prezanton kufjet e reja që kontrollohen me lëvizje të kokës, ja çfarë mund të bëjnë

Samsung prezanton kufjet e reja që kontrollohen me lëvizje të kokës, ja çfarë mund të bëjnë

A mund të ndryshojë rrjedha e dialogut Kosovë-Serbi? Sonte në Rubikon në Klan Kosova

A mund të ndryshojë rrjedha e dialogut Kosovë-Serbi? Sonte në Rubikon në Klan Kosova