Pavarësisht mungesave të Joao Pedros dhe Cole Palmerit në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Liverpoolit në Carabao Cup, trajneri Xabi Alonso e la sërish në stol talentin brazilian, Estevao.

Situata e tij te “Blutë” po bëhet gjithnjë e më shqetësuese, pasi këtë sezon ka regjistruar vetëm 163 minuta në fushë, 125 prej të cilave në raundet e mëparshme të këtij kompeticioni.
Mungesa e hapësirës dhe humbja e besimit te trajneri kanë bërë që braziliani të shqyrtojë mundësinë e largimit nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.
Interesimi për shërbimet e tij raportohet të jetë i madh, me disa klube të Premier League dhe ekipe të ligave të tjera elitare që po e përcjellin situatën e tij.
Chelsea pagoi 60 milionë euro për ta transferuar nga Palmeiras në verën e vitit 2025, por deri më tani Estevao nuk ka arritur të sigurojë rolin dhe minutat që priteshin prej tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




