“Është larg, laaarg prej nevojave të qytetarëve”, Tahiri kritikon investimet në QKUK

“Është larg, laaarg prej nevojave të qytetarëve”, Tahiri kritikon investimet në QKUK

“Është larg, laaarg prej nevojave të qytetarëve”, Tahiri kritikon investimet në QKUK

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar investime të veçanta dhe urgjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke propozuar një “Plan Marshall” për këtë institucion shëndetësor.

Sponsor 3M Express

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Tahiri ka thënë se nga përvoja personale dhe vizitat e fundit në QKUK ka parë disa investime, por sipas tij, ato janë larg nevojave reale të qytetarëve.

“Personalisht më ka rënë me u ballafaqu shumë me QKUK-në në dy-tri vitet e fundit. Nuk ka asnjë dilemë, isha në ORL javën e kaluar, pashë një investim bukur të mirë. Por është larg, laaarg prej kërkesës së nevojave që i kanë qytetarët.

Nëse është dashtë me bo një veprim nga kjo qeveri, ish dashtë me u bo Plani Marshall për QKUK-në, se atje është adresa e secilit person që ballafaqohet me kërkesë dhe shërbim nga ky institucion. Besoni, është maltretim, është stres”, ka deklaruar Tahiri, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka kërkuar që investimet të përqendrohen në QKUK, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për pacientët.

“Bëni një amendamentim vetëm për QKUK-në, vetëm atje të bëjmë investime të cilat e ndihmojnë shërbimin më të mirë shëndetësor”, ka kërkuar deputeti i Aleancës në Kuvend.

Lexo edhe

Dugolli: Rritja e investimeve në siguri ka ndikuar në besimin e qytetarëve

Dugolli: Rritja e investimeve në siguri ka ndikuar në besimin e qytetarëve

UEFA dënon FFK-në me 42 mijë euro gjobë, pezullohet edhe një sektor i “Fadil Vokrrit

UEFA dënon FFK-në me 42 mijë euro gjobë, pezullohet edhe një sektor i “Fadil Vokrrit

Droni në mbështetje të Zojës mbërrin në BBVK, ky ishte mesazhi për të (VIDEO)

Droni në mbështetje të Zojës mbërrin në BBVK, ky ishte mesazhi për të (VIDEO)