Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadriu Kryeziu, ishte e ftuar në DPT te Fidani në Klan Kosova dhe foli lidhur me kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend nga presidentja Justina Shiroka-Pula, me kërkesën e PDK-së.

I pyetur nëse ka pasur të drejtë presidentja që të bëjë këtë veprim, pa e dhënë një deklaratë për të treguar arsyen, Kryeziu është përgjigjur duke treguar procedurat e rasteve të tilla.
“Kushtetuta e lejon që njëherë Presidenti me e kthy ligjin, por janë dy kushte fundamentale kur duhet me u kthy ligji… 1. Momentin kur konsiderohet se me këtë ligj preken interesat kombëtare dhe shtetërore dhe 2. Në momentin kur me këtë ligj cenohen të drejtat dhe liritë e minoriteteve, nuk ka të drejtë me e kthy ligjin për raste të tjera. Kjo nuk është dasht fare me u diskutu me parti politike për këtë ligj…” – theksoi Kryeziu.
Ai deklaroi se ky ligj i mori 91 vota dhe e ka legjitimitetin dhe legalitetin. / klankosova.tv




