Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në serrat e fermerëve në fshatin Barilevë të Prishtinës.

Drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Prishtinës, Jeta Rafuna, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka vizituar nga afër zonat e prekura, ku ka parë dëmet e shkaktuara nga moti i lig.
Ajo u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve që kanë pësuar dëme nga erërat e forta apo fatkeqësi të tjera natyrore që t’i drejtohen Drejtorisë së Bujqësisë, në mënyrë që dëmet të evidentohen dhe rastet të trajtohen.
“Pas çdo dëmi qëndron mundi, investimi, sakrifica dhe puna e palodhshme e një fermeri dhe familjes së tij”, ka shkruar Rafuna.
Njëkohësisht, ajo u ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave (AME) që t’i trajtojnë me urgjencë këto raste dhe të procedojnë me kompensimin e dëmeve për fermerët e prekur.
“Fermerët nuk mund të mbeten vetëm përballë humbjeve të tilla”, ka theksuar Rafuna. /Telegrafi/





