Epidemiologia në Podujevë u bën thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët kundër fruthit

Epidemiologia në Podujevë u bën thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët kundër fruthit

Epidemiologia në Podujevë u bën thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët kundër fruthit

Epidemiologia në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë, Bedrie Rama, u ka bërë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër fruthit, sëmundje infektive ngjitëse që mund të shkaktojë komplikime serioze shëndetësore.

Sponsor 3M Express

Fruthi përhapet përmes ajrit dhe shfaqet me simptoma si temperatura e lartë, kollitja, rrjedhja e hundëve, skuqja e syve dhe puçrrat në lëkurë, të cilat zakonisht fillojnë në fytyrë dhe përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Në raste të caktuara, kjo sëmundje mund të shkaktojë komplikime, përfshirë pneumoninë, infeksionet e veshit dhe encefalitin.

Rama ka theksuar rëndësinë e vaksinimit me vaksinën MMR, e cila mbron kundër fruthit, shytave dhe rubeolës.

Sipas rekomandimeve të paraqitura në njoftim, vaksina jepet në dy doza: e para në moshën 12-muajshe dhe e dyta në moshën 6-vjeçare, para fillimit të shkollës. Marrja e të dyja dozave siguron mbrojtje të lartë kundër fruthit dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Prindërve u është bërë thirrje të kontrollojnë nëse fëmijët e tyre i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Po ashtu, në rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta, ata këshillohen të kontaktojnë institucionin shëndetësor para se të paraqiten për kontroll, në mënyrë që të shmanget rreziku i përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi mbetet një nga masat kryesore për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të komunitetit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Shtetet e Gjirit mbajnë takim të jashtëzakonshëm në Riad për të forcuar koordinimin dhe gatishmërinë ushtarake

Shtetet e Gjirit mbajnë takim të jashtëzakonshëm në Riad për të forcuar koordinimin dhe gatishmërinë ushtarake

ATK-ja identifikon dhjetëra raste të dyshuara të falsifikimit të vërtetimeve

ATK-ja identifikon dhjetëra raste të dyshuara të falsifikimit të vërtetimeve

Komisioni për Buxhet nuk e miraton amendamentin për 1 milion euro për protezat e invalidëve të luftës

Komisioni për Buxhet nuk e miraton amendamentin për 1 milion euro për protezat e invalidëve të luftës

Epidemiologia në Podujevë u bën thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët kundër fruthit | Momenti