21 shtatori i këtij viti ka qenë ditë e kobeshme për një 15 vjeçar në Marsberg-Essentho të Gjermanisë, i cili mbeti i vdekur nga sulmi me thikë.

E për vrasjen e tij, po dyshon dy persona, shqiptar Albin B. 23 vjeçar dhe greku Alex O. 22 vjeçar.
Mediat gjermane, saktësisht Bild, ka raportuar se ngjarja kishte ndodhur pas një festë dhe deri më tani kanë dal aludime të ndryshme, duke u thënë se sulmi ndodhi pas një zënke ku 15 vjeçari dhe një 18 vjeçar bashkë me të u grinden me shqiptarin dhe grekun, për një borxh prej 200 euro.
Po ashtu, kishte edhe aludime tjera që të miturit ishin duke mbrojtur dy shoqe të tyre, kur u sulmuan nga dy të dyshuarit, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, pas ngjarjes, të rinjtë ishin arratisur dhe pas publikimit të fotografive të tyre nga ana e policisë gjermane, ata u dorëzuan stacionin policor të Hammit.
Për ta u caktua një masë arresti, por, mediat gjermane ende nuk kanë raportuar për vendim gjykate.
Nga ana tjetër, Bild ka raportuar edhe për gjendjen shpirtërore të prindit të 15 vjeçar, i cili ishte alivanosur pasi dëgjoi lajmin e trishtë për birin e tij.
Të tri familjet, janë në pritje të një vendimi për këtë ngjarje të rënd./Telegrafi/




