Ende nuk dihet kur do të kthehet në Kosovë – familja njofton për procedurat e riatdhesimit të Rinesancës

Rinesa Qeriqi apo siç njihej nga publiku si Rinesancë, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë nga tumori, pritet të kthehet në Kosovë, ndërsa procedurat për riatdhesimin e saj janë ende në vazhdim.

Sponsor 3M Express

Familja ka bërë të ditur se deri më tani nuk është caktuar data se kur trupi i saj do të mbërrijë në vendlindje.

Njoftimi është publikuar në Facebook nga motra e Rinesës, e cila ka ndarë me familjarët, të afërmit dhe miqtë informacionet e fundit lidhur me procedurat që po zhvillohen.

Në këtë postim, familja Qeriqi shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që morën pjesë në homazhet e organizuara për Rinesën në Waterloo.

Familjarët theksuan se, për shkak se procedurat e riatdhesimit nuk kanë përfunduar ende, nuk mund të konfirmojnë një datë të saktë për kthimin e saj në Kosovë.

Po ashtu, familja ka njoftuar se detajet për ceremoninë e varrimit dhe homazhet që pritet të mbahen në Prishtinë do të bëhen të ditura me kohë, sapo të ketë informacione të konfirmuara.

Duke iu drejtuar të gjithë atyre që kanë shprehur ngushëllime dhe solidaritet, falënderuan përzemërsisht përkrahjen e marrë në këtë periudhë të dhimbshme. /Telegrafi/

Lexo edhe

Raporti thirrje OKB: Ndryshimi i klimës të shpallet emergjencë shëndetësore, ndikimet nuk mund të injorohen më

Raporti thirrje OKB: Ndryshimi i klimës të shpallet emergjencë shëndetësore, ndikimet nuk mund të injorohen më

Pacolli njofton për gjobat ndaj kompanive të mbeturinave në Pejë dhe Deçan

Pacolli njofton për gjobat ndaj kompanive të mbeturinave në Pejë dhe Deçan

Jennifer Lawrence nuk i fsheh ndërhyrjet estetike – tregon çfarë dëshiron të ndryshojë në të ardhmen

Jennifer Lawrence nuk i fsheh ndërhyrjet estetike – tregon çfarë dëshiron të ndryshojë në të ardhmen

Ende nuk dihet kur do të kthehet në Kosovë – familja njofton për procedurat e riatdhesimit të Rinesancës | Momenti