Emery kërkon përqendrim ndaj Fulham para ndeshjes me Barcelonën

Emery kërkon përqendrim ndaj Fulham para ndeshjes me Barcelonën

Emery kërkon përqendrim ndaj Fulham para ndeshjes me Barcelonën

Aston Villa synon fitoren e tretë radhazi në Premier League, ndërsa Emery ka theksuar se skuadra nuk duhet të mendojë për ndeshjen evropiane para se të përfundojë përballja me Fulham.

“Nëse unë apo ne fillojmë të mendojmë për ndeshjen pas asaj të nesërmes kundër Fulhamit, atëherë po bëjmë një gabim. Një gabim të madh”, ka thënë Emery në konferencën për media të premten.

Sponsor 3M Express

“Prandaj, nesër përqendrimi është te Fulhami. Premier League është qartësisht prioritet dhe ky është mesazhi im”, ka shtuar trajneri spanjoll.

Emery ka kërkuar nga lojtarët e tij që të ruajnë vazhdimësinë në rezultate dhe përkushtimin në punë, duke theksuar se çdo ndeshje është një test për skuadrën.

“Në Premier League na mungojnë pikët. Natyrisht, jemi duke përparuar dhe duke u përmirësuar. Por, nëse duam të jemi të qëndrueshëm si sezonin e kaluar dhe të qëndrojmë në pozitat e larta, duhet të përqendrohemi plotësisht te ndeshja e nesërme dhe ta respektojmë Fulham”, ka deklaruar Emery.

Aston Villa vjen në këtë ndeshje pas fitores dy me një ndaj Manchester City, duke ia ndërprerë kampionëve një ecuri të përsosur në fillim të sezonit.

Skuadra e Emerytrenditet në vendin e nëntë në tabelën e Premier League, me tri pikë më shumë se Fulham. Pas kësaj përballjeje, Aston Villën e pret udhëtimi në Spanjë për ndeshjen ndaj Barcelonës në Champions League.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dy shqiptarë kapen në tentim-vjedhje në Zvicër, policia i arreston pas ndjekjes në këmbë

Dy shqiptarë kapen në tentim-vjedhje në Zvicër, policia i arreston pas ndjekjes në këmbë

Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë

Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë

Irlanda dhe Irlanda e Veriut drejt bashkimit në një shtet – zbulohen detajet e para

Irlanda dhe Irlanda e Veriut drejt bashkimit në një shtet – zbulohen detajet e para