Elisa Spiropali e quan “dekoratë” përjashtimin nga PS-ja: Shqipëria po hyn në një fazë delikate

Elisa Spiropali e quan “dekoratë” përjashtimin nga PS-ja: Shqipëria po hyn në një fazë delikate

Elisa Spiropali e quan “dekoratë” përjashtimin nga PS-ja: Shqipëria po hyn në një fazë delikate

Deputetja Elisa Spiropali ka reaguar pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar dhe Forumet e Partisë Socialiste në Shqipëri, duke e cilësuar këtë vendim si dëshmi të mungesës së hapësirës për mendimin ndryshe brenda partisë.

Sponsor 3M Express

Spiropali ka paralajmëruar se Shqipëria po hyn në një fazë të re politike, në të cilën pritet të ketë lëvizje të reja dhe kërkesa më të forta për reformim.

“Jam e para grua në 35 vjet e përjashtuar nga Forumet e Partisë dhe kryetarja më e re e zgjedhur e Parlamentit. Këto janë dy skajet”, u shpreh Spiropali.

Ajo ka theksuar se vendi po kalon një periudhë delikate dhe se pret të shtohen lëvizjet në mbështetje të mendimit ndryshe.

Deputetja ka rikujtuar edhe qëndrimet e saj të mëparshme për nevojën e reformimit të sistemit elektoral, të cilin e ka cilësuar si një faktor që ka prodhuar stanjacion politik dhe ka penguar qarkullimin e elitave.

Sipas Spiropalit, Kuvendi nuk po arrin më të pasqyrojë nevojat e shoqërisë për përfaqësim. Ajo ka ngritur vazhdimisht shqetësimin edhe për nevojën e kufizimit të pushtetit të shtetit dhe fuqizimit të institucioneve.

Duke komentuar përjashtimin nga strukturat e Partisë Socialiste, Spiropali ka bërë të ditur se ky vendim nuk do ta bëjë të tërhiqet nga qëndrimet e saj.

“Kur përjashtimi është më i madh se përfshirja, unë e mbaj si dekoratë që jam përjashtuar nga sistemi”, deklaroi Spiropali, duke shtuar se mban edhe përgjegjësitë e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Përplasje për gjetjet e auditorit, Rrahmani akuzon Rizvanollin për keqraportim të pasurisë

Përplasje për gjetjet e auditorit, Rrahmani akuzon Rizvanollin për keqraportim të pasurisë

Kryeprokurori Gashi dhe auditorja Spanca diskutojnë bashkëpunimin

Kryeprokurori Gashi dhe auditorja Spanca diskutojnë bashkëpunimin

33 gra të vrara që nga viti 2019, protestë në Prishtinë – kërkohet njohja dhe kriminalizimi i femicidit në Kodin Penal

33 gra të vrara që nga viti 2019, protestë në Prishtinë – kërkohet njohja dhe kriminalizimi i femicidit në Kodin Penal