Elijona hyn në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 si e ftuar

Elijona hyn në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 si e ftuar

Elijona hyn në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 si e ftuar

Tre banorët e parë kanë hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, një ditë para nisjes zyrtare të spektaklit.

Sponsor 3M Express

Pas hyrjes së tyre, sonte në shtëpi është futur edhe një banore e ftuar.

Bëhet fjalë për Elijonën, ish-finalisten e Big Brother VIP Kosova, e cila është një personazh mjaft i dashur për publikun.

Sapo Elijona hyri në shtëpi, Vëllai i Madh ngriu banorët, duke mos i lejuar ata të lëviznin, në përputhje me rregullat e lojës.

Deri më tani, nuk është bërë e ditur se sa do të qëndrojë Elijona në shtëpi, ndërsa mbetet të shihet nëse ajo do të jetë aty edhe nesër, para nisjes së spektaklit të madh.

Ndërkohë, hyrja e tre banorëve një ditë para premierës zyrtare ka qenë një surprizë për fansat e spektaklit, të cilët prisnin që gjithçka të niste të premten.

Megjithatë, spektakli i së premtes, më 30 tetor, nuk është anuluar dhe pritet të mbahet sipas planit.

Hyrjet e papritura kanë zgjuar interesimin e publikut, i cili tashmë është kurioz të mësojë se cilët do të jenë banorët e tjerë që do t’i bashkohen këtij edicioni.

Konkurrentët do të qëndrojnë për 100 ditë në shtëpinë e BBVK-së, ku do të përballen me sfida, dinamika dhe situata të ndryshme, në garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Lexo edhe

Elijona flet për Benitën? “Ka banorë që e bëjnë Bigun jashtë, me drama..”

Elijona flet për Benitën? “Ka banorë që e bëjnë Bigun jashtë, me drama..”

Kriza e kostos së jetesës – sa të ardhura neto ju nevojiten për të jetuar rehat në Evropë?

Kriza e kostos së jetesës – sa të ardhura neto ju nevojiten për të jetuar rehat në Evropë?

Pas Prishtinës, protestë për drejtësi për Arlinda Zekajn do të mbahet edhe në Pejë

Pas Prishtinës, protestë për drejtësi për Arlinda Zekajn do të mbahet edhe në Pejë

Elijona hyn në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 si e ftuar | Momenti