Policia e Kosovës ka realizuar ekstradimin nga Zvicra në Kosovë, të një personi të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës të bërë në Facebook, ekstradimi u realizua më 27 tetor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera relevante policore dhe institucionet e drejtësisë, shkruan Telegrafi.
I dyshuari, shtetas i Kosovës me inicialet A.Z., pas ekstradimit iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan për procedurat e mëtejshme ligjore.
Policia ka bërë të ditur se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimin me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit./Telegrafi/




