Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari Arnold Jaho, i dënuar me 7 vite burg dhe i akuzuar për disa vepra penale

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, duke ekstraduar nga Barcelona e Spanjës 41-vjeçarin Arnold Jaho, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sponsor 3M Express

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit në Shqipëri dhe homologëve të tyre në Madrid.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Gjykata e Tiranës e ka dënuar Jahon në vitin 2026 me 6 vite burg për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjithashtu, në vitin 2024, ai është dënuar me një vit burg për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndërkohë, në vitin 2025, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar ndaj tij urdhër ndalimi për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se operacioni “The Wanted” vijon në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për lokalizimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim.

Lexo edhe

Autobusi me udhëtarë u bllokua për orë të tëra në Hungari, pronari i agjencisë për Sinjalin: Në një porosi private u gjet diçka e kundërligjshme, nuk kishim dijeni

Autobusi me udhëtarë u bllokua për orë të tëra në Hungari, pronari i agjencisë për Sinjalin: Në një porosi private u gjet diçka e kundërligjshme, nuk kishim dijeni

Kroacia e kërkonte përmes INTERPOL-it, ky është 28-vjeçari që u arrestua në kufirin e Kosovës

Kroacia e kërkonte përmes INTERPOL-it, ky është 28-vjeçari që u arrestua në kufirin e Kosovës

Hasani denoncon Avni Pukën, thotë se përdori të njëjtën tezë për doktoraturë në Prishtinë dhe Romë

Hasani denoncon Avni Pukën, thotë se përdori të njëjtën tezë për doktoraturë në Prishtinë dhe Romë