Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli

Një shtetas i Kosovës, me inicialet S.S., është ekstraduar të martën nga Italia në Kosovë, pasi ishte i kërkuar me letërreshtim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it.

Sponsor 3M Express

Sipas Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 6 tetor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi ndaj tij ishte lëshuar letërreshtim ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Ai kërkohej për veprat penale “Pjesëmarrje në grupin e organizuar kriminal” dhe “Kontrabandë me emigrantë”.

Policia ka bërë të ditur se ekstradimi u realizua në bazë të ligjeve në fuqi dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Italisë.

Pas ekstradimit në Kosovë, S.S. i është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë në rajonin e Gjakovës, për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore./Telegrafi/

Lexo edhe

Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë?

Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë?

Të gjithë po flasin për të – Yan Diamonde ka shënuar një super gol ndaj ish skuadrës në Ligën e Kampionëve

Të gjithë po flasin për të – Yan Diamonde ka shënuar një super gol ndaj ish skuadrës në Ligën e Kampionëve

Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme

Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli | Momenti