Policia e Kosovës ka njoftuar se në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një personi.

Sipas njoftimit, më 25 nëntor është ekstraduar nga Belgjika për në Kosovë, personi me inicialet B.B, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Në njoftim thuhet se ai është i përfshirë në veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.
“Pas ekstradimit i dyshuari iu dorëzua njësiteve përkatëse të policisë DRP Gjakovë për procedura të mëtutjeshme ligjore. Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv





