Ekstradohen dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, njëri nga Mali i Zi e tjetri nga Gjermania

Dy shtetas të Kosovës të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar janë ekstraduar të premten nga Mali i Zi dhe Gjermania, në dy operacione të realizuara nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

Sponsor 3M Express

Njëri prej tyre është dërguar në Qendrën Korrektuese në Prishtinë për të filluar vuajtjen e dënimit, ndërsa tjetri i është dorëzuar Policisë në Prizren për procedura të mëtejshme ligjore.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 23 tetor, nga Mali i Zi është ekstraduar shtetasi S.M., i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë për përfshirje në veprimtari penale.

Pas përfundimit të procedurave ligjore, ai është dërguar në Qendrën Korrektuese në Prishtinë për fillimin e vuajtjes së dënimit.

Po të njëjtën ditë, nga Gjermania është ekstraduar edhe shtetasi E.B., i cili gjithashtu kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.

Pas ekstradimit, ai i është dorëzuar njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren për procedura të mëtejshme ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja – PAMJE

Shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja – PAMJE

Nepali bëhet vendi i parë që merr kompensim për dëmet nga ndryshimet klimatike

Nepali bëhet vendi i parë që merr kompensim për dëmet nga ndryshimet klimatike

Si po ecën realisht ekonomia amerikane nën presidentin Trump?

Si po ecën realisht ekonomia amerikane nën presidentin Trump?