Ekskluzive | Policia në ndjekje të të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Ekskluzive | Policia në ndjekje të të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Ekskluzive | Policia në ndjekje të të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, ende nuk është kapur, ndërsa kërkimet për lokalizimin e tij po vazhdojnë. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se policia është në ndjekje të tij dhe se ka gjasa që ai të kapet së shpejti.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve që burimet e Sinjalit kanë ndarë me redaksinë, operacioni për gjetjen e të dyshuarit është ende në zhvillim, por deri më tani nuk është arritur arrestimi i tij.

Sylaj kërkohet nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj, më 25 tetor, në Vitomiricë të Pejës.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak minuta pasi Arlinda ishte kthyer në shtëpinë e saj, e shoqëruar nga zyrtarët policorë. Pas vrasjes, i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes dhe Policia e Kosovës publikoi fotografinë dhe të dhënat e tij, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja lidhur me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Raportohet se është lokalizuar i dyshuari që ia mori jetën Arlinda Zekajt

Raportohet se është lokalizuar i dyshuari që ia mori jetën Arlinda Zekajt

Flini tetë orë, por përsëri zgjoheni të lodhur? Tri gjëra në dhomën e gjumit që mund t’jua prishin gjumin

Flini tetë orë, por përsëri zgjoheni të lodhur? Tri gjëra në dhomën e gjumit që mund t’jua prishin gjumin

Ekskluzive | I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt lajmërohet nga Deçani: Nuk u dorëzohem hetuesve, vetëm FIT-it

Ekskluzive | I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt lajmërohet nga Deçani: Nuk u dorëzohem hetuesve, vetëm FIT-it