Ekskluzive | Pas raportimit të Sinjalit, urdhërohet lirimi i pronarit të lopës që u ndalua për 48 orë në Graçanicë

Pas raportimit të Gazetës Sinjali për rastin e pazakontë të ndalimit të pronarit të një lope në Graçanicë, është urdhëruar lirimi i tij. Sinjali mëson se është dhënë urdhri për lirimin e Hashim Miftarit, i cili ishte ndaluar për 48 orë pasi lopa e tij kishte hyrë në oborrin e Gjykatës Themelore, Dega në Graçanicë, ku kishte shkaktuar dëme minimale në gjelbërim.

Sponsor 3M Express

Rasti kishte ndodhur më 13 nëntor, ndërsa ndaj Miftarit ishte iniciuar procedurë penale për veprën “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas nenit 321 të Kodit Penal të Kosovës.

Vendimi për ndalimin e tij kishte nxitur reagime të ashpra, përfshirë ato të Avokatit Besnik R. Berisha, i cili kishte vënë në pikëpyetje bazën ligjore të privimit nga liria dhe kishte kërkuar përgjegjësi për zyrtarët e përfshirë.

“Liria e njeriut nuk është pronë e prokurorit. Kush e përdor ligjin për t’ia marrë lirinë padrejtësisht një njeriu, duhet ta ndiejë peshën e po atij ligji mbi veten!”, kishte deklaruar Berisha.

Urdhri për lirimin e Miftarit vjen pas raportimeve të Sinjalit për këtë rast, i cili ka ngritur pikëpyetje serioze mbi përdorimin e masës së ndalimit në raport me natyrën e ngjarjes.

Lirimi i urdhëruar nuk nënkupton domosdoshmërisht përfundimin e procedurës penale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Përplasja e dy automjeteve në Rrugën e Arbrit, humbin jetën dy persona

Përplasja e dy automjeteve në Rrugën e Arbrit, humbin jetën dy persona

Akil Gjakova shkëlqen në Zagreb, siguron dy fitore rresht dhe kërkon çerekfinalen

Akil Gjakova shkëlqen në Zagreb, siguron dy fitore rresht dhe kërkon çerekfinalen

Peticioni për pajisjet e diabetit arrin mbi 2,300 nënshkrime, synohen 10 mijë

Peticioni për pajisjet e diabetit arrin mbi 2,300 nënshkrime, synohen 10 mijë