Ekskluzive | Megaaksioni kundër bixhozit ilegal zgjerohet edhe në Dragash

Ekskluzive | Megaaksioni kundër bixhozit ilegal zgjerohet edhe në Dragash

Ekskluzive | Megaaksioni kundër bixhozit ilegal zgjerohet edhe në Dragash

Megaaksioni policor kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit, i cili po zhvillohet në Prizren dhe Suharekë, është shtrirë edhe në Dragash, ku po kryhen bastisje në lokacione të dyshuara për zhvillimin e veprimtarisë ilegale të bixhozit.

Sponsor 3M Express

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se operacioni i Krimeve Ekonomike është duke u zhvilluar në disa lokacione në këto tri komuna, pas një periudhe të gjatë të punës hetimore, vëzhgimeve dhe sigurimit të informacioneve operative.

Siç raportoi Sinjali më herët, aksioni është ndërmarrë në bazë të urdhëresave të gjykatës kompetente, ndërsa hetimeve u kanë paraprirë edhe masa të fshehta hetimore, me qëllim të identifikimit të personave dhe lokacioneve ku dyshohet se organizoheshin lojëra të paligjshme të fatit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se aksioni është në zhvillim e sipër.

“Jam ne teren e nderuar, aksioni eshte ne vazhdim e siper!”, ka deklaruar Kryeziu për Sinjalin.

Në shënjestër pajisjet e bixhozit, paratë dhe provat elektronike

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se gjatë bastisjeve, hetuesit kanë në fokus pajisjet që dyshohet se janë përdorur për organizimin e lojërave të fatit, paratë e gatshme, telefonat celularë, pajisjet DVR dhe prova të tjera materiale e elektronike.

Përmes këtyre veprimeve, hetuesit synojnë të dokumentojnë mënyrën e funksionimit të veprimtarisë së dyshuar, të identifikojnë personat e përfshirë dhe të zbardhin lidhjet eventuale ndërmjet lokacioneve që janë objekt i hetimit.

Deri në këto momente, nuk ka informacione të konfirmuara për numrin e lokacioneve të bastisura, personat eventualisht të arrestuar apo sendet e sekuestruara.

Gazeta Sinjali po përcjell zhvillimet e megaaksionit në Prizren, Suharekë dhe Dragash dhe do të raportojë për rezultatet e tij sapo të sigurojë informacione të reja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Merz: Zgjedhjet e mesmandatit s’do të ndryshojnë në mënyrë thelbësore politikat e Trump

Merz: Zgjedhjet e mesmandatit s’do të ndryshojnë në mënyrë thelbësore politikat e Trump

Sali: Integrimi gradual duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët edhe përpara anëtarësimit në BE

Sali: Integrimi gradual duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët edhe përpara anëtarësimit në BE

Moti i vranët dhe temperaturat e ulëta do të mbizotërojnë nesër në Kosovë

Moti i vranët dhe temperaturat e ulëta do të mbizotërojnë nesër në Kosovë