Ekskluzive | Me armë në brez në mes të natës, Policia arreston 18-vjeçarin në Obiliq – ky është i dyshuari që përfundoi në ndalim

Një 18-vjeçar ka përfunduar në duart e Policisë së Kosovës pas mesnatës në fshatin Mazgit të Obiliqit, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një armë që e mbante në brez.

Sponsor 3M Express

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Enes Hazirin, rreth 18-vjeçar, i cili është ndaluar nga një patrullë policore gjatë një pike kontrolli në rrugën “Viktoria”.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së shtunës, më 24 tetor 2026, rreth orës 00:00.

Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Sinjali, zyrtarët e Stacionit Policor në Obiliq, gjatë kontrollit të të riut, kanë gjetur në pjesën e brezit një armë të tipit BLOW-TR-14, së bashku me një karikator me pesë fishekë.

Arma dhe municioni janë evidentuar nga Policia, ndërsa 18-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme.

Haziri është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa pas përfundimit të veprimeve fillestare është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Me vendim të Prokurorisë, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë

Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë

Përfundon restaurimi i Valanicës dhe Mullirit në Bellobrad të Dragash

Përfundon restaurimi i Valanicës dhe Mullirit në Bellobrad të Dragash

Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e vendit

Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e vendit