Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Albert Sylajt nga Deçani, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Sipas vendimit të datës 28 tetor 2026 – dokument të cilin e ka siguruar gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, masa e paraburgimit llogaritet nga 27 tetori, në orën 23:40, deri më 27 nëntor 2026.





