Ekskluzive | Ky është 23-vjeçari që u kap me marihuanë e kokainë në Podujevë

Ekskluzive | Ky është 23-vjeçari që u kap me marihuanë e kokainë në Podujevë

Ekskluzive | Ky është 23-vjeçari që u kap me marihuanë e kokainë në Podujevë

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i arrestuar sot në Podujevë, nën dyshimin se po paketonte marihuanë me qëllim të shitjes, është Elhami Qitaku, 23-vjeçar.

Sponsor 3M Express

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke bërë të ditur se gjatë kontrollit të një objekti të pashfrytëzuar në Podujevë janë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë.

Përveç substancave narkotike, zyrtarët policorë kanë sekuestruar edhe cigare të mbushura me substancë të dyshuar narkotike, cigare elektronike, një peshore digjitale, si dhe një pistoletë me karikator dhe fishekë.

Në lidhje me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Rasti po hetohet për veprat penale që lidhen me narkotikët dhe mbajtjen e paautorizuar të armëve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Kujt po i bëni favor?” – Ardian Gjini kërkon llogari nga Qeveria për raportet me SHBA-në

“Kujt po i bëni favor?” – Ardian Gjini kërkon llogari nga Qeveria për raportet me SHBA-në

Këto ushqime ndihmojnë në marrjen e vitaminës D gjatë muajve me më pak diell

Këto ushqime ndihmojnë në marrjen e vitaminës D gjatë muajve me më pak diell

SHBA-ja dhe Izraeli hartojnë plane për sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të nëntorit

SHBA-ja dhe Izraeli hartojnë plane për sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të nëntorit

Ekskluzive | Ky është 23-vjeçari që u kap me marihuanë e kokainë në Podujevë | Momenti