Ekskluzive | Këta janë tre të dyshuarit për tentim vrasjen në Deçan, Sinjali zbulon emrat e tyre

Ekskluzive | Këta janë tre të dyshuarit për tentim vrasjen në Deçan, Sinjali zbulon emrat e tyre

Ekskluzive | Këta janë tre të dyshuarit për tentim vrasjen në Deçan, Sinjali zbulon emrat e tyre

Gazeta Sinjali ka siguruar ekskluzivisht emrat e tre personave të dyshuar për rastin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit, ku u raportua për të shtëna me armë zjarri në drejtim të një veture me katër persona brenda.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të dyshuarit janë Fatlir Hasanramaj (29), Leutrim Hysenlekaj (28) dhe Endrit Hasanramaj (28).

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15, në rrugën “Avdi Mujaj”, ku, sipas informacioneve të para, të dyshuarit kanë tentuar ta ndalojnë një veturë në të cilën ndodheshin E.J, S.J, B.V dhe J.S.

Pasi personat në veturë nuk janë ndalur, dyshohet se nga vetura e të dyshuarve është shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar dhe as dëme në veturën e shënjestruar.

Pas raportimit të rastit, Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke lokalizuar dhe arrestuar tre të dyshuarit. Gjatë kontrollit, te Fatlir Hasanramaj është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

Sinjali mëson se, pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë vendim për ndalimin prej 48 orësh të dy të dyshuarve, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe hetimet po zhvillohen nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Pejë.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja lidhur me këtë rast.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Drejtoresha e Informacionit në EBU viziton për herë të parë RTK-në

Drejtoresha e Informacionit në EBU viziton për herë të parë RTK-në

Haxhiu kërkon dorëheqjen e gjithë kryesisë së PDK-së: Sonte deri në orën 24:00

Haxhiu kërkon dorëheqjen e gjithë kryesisë së PDK-së: Sonte deri në orën 24:00

Transformimi i ri I Billie Eilish habit fansat: “Ajo duket si një person krejtësisht tjetër”

Transformimi i ri I Billie Eilish habit fansat: “Ajo duket si një person krejtësisht tjetër”