Ekskluzive | Dy të mitur arratisen nga Qendra Korrektuese në Lipjan, Policia nis hetimet dhe kërkimin e tyre

Dy të mitur janë arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, ndërsa rasti tashmë është raportuar në Polici dhe kanë nisur veprimet për lokalizimin e tyre.

Sponsor 3M Express

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se largimi i dy të miturve nga institucioni korrektues është evidentuar dhe për rastin janë njoftuar organet e rendit.

Sipas të njëjtave burime, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa aktualisht po punohet për lokalizimin e dy të miturve dhe sqarimin e rrethanave në të cilat ata kanë arritur të largohen nga institucioni.

Ende nuk dihet se si është realizuar arratisja dhe nëse ka pasur ndonjë lëshim në masat e sigurisë brenda Qendrës Korrektuese.

Sinjali mëson se kërkimi për lokalizimin e tyre është duke vazhduar, ndërsa priten informacione të tjera lidhur me këtë rast.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja.

problemeve dhe rikthimin e njësisë në funksion”, ka njoftuar KEK.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Musliu paraqet tri kërkesa për institucionet pas rastit të Arlinda Zekajt

Musliu paraqet tri kërkesa për institucionet pas rastit të Arlinda Zekajt

Më 21 dhjetor seanca fillestare ndaj 20 të akuzuarve për krime lufte në Gjakovë

Më 21 dhjetor seanca fillestare ndaj 20 të akuzuarve për krime lufte në Gjakovë

Mbyllet për publikun seanca në Apel për rastin e Liridona Ademajt

Mbyllet për publikun seanca në Apel për rastin e Liridona Ademajt