Ekskluzive| Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

Të shtëna me armë zjarri kanë prishur qetësinë pas mesnatës në Hajvali të Prishtinës, ku nga një veturë në lëvizje dyshohet se është shtënë disa herë me armë. Automjeti ishte pa targa, ndërsa personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka identifikuar dy persona të dyshuar, por ende nuk ka arritur t’i arrestojë, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personat e dyshuar janë Ramadan Gashi dhe Endrit Gashi, të cilët po kërkohen nga Policia lidhur me këtë incident.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së dielës, më 25 tetor 2026, rreth orës 00:30, në rrugën “Fitorja” në Hajvali, ndërsa Policia është njoftuar për të shtënat rreth orës 00:40.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, dyshohet se të shtënat janë kryer nga një veturë Opel, me ngjyrë të zezë dhe pa targa regjistrimi, e cila po lëvizte në atë zonë.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë konfirmuar se në atë lokacion kishte pasur të shtëna me armë zjarri.

Pas raportimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur ekzaminimin dhe mbledhjen e provave materiale.

Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes, njësia e krimteknikës ka gjetur dhe sekuestruar tetë gëzhoja dhe një fishek të kalibrit 9 mm, të cilat do të përdoren si prova në procedurën penale.

Në informacionet që ka siguruar Sinjali, si persona të dëmtuar në këtë rast figurojnë edhe Albion Vitija rreth 21 vjecar dhe Erand Vitija rreth 20 vjecar, ndërsa nuk janë dhënë hollësi nëse të njëjtit kanë qenë objekt i drejtpërdrejtë i të shtënave.

Hetimet kanë çuar deri te identifikimi i Ramadan dhe Endrit Gashit, ndaj të cilëve janë ndërmarrë veprime policore.

Me qëllim gjetjen e armës dhe provave të tjera, Policia ka bastisur shtëpitë e dy të dyshuarve, mirëpo gjatë kontrolleve nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Dy personat nuk janë hasur nga Policia dhe, sipas informacioneve fillestare, vazhdojnë të jenë në arrati.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit janë iniciuar hetimet për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Policia po vazhdon hetimet për lokalizimin e dy të dyshuarve dhe sqarimin e motiveve të të shtënave.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dy deputetë shqiptarë pritet të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Serbisë

Dy deputetë shqiptarë pritet të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Serbisë

Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Pse Barcelona po luan me mbishkrimin “GOLF” në fanella gjatë ‘El Clasicos’?

Pse Barcelona po luan me mbishkrimin “GOLF” në fanella gjatë ‘El Clasicos’?