“Ejani nesër në konsultime”, Çitaku: Mirëpres gatishmërinë e BE-së për konsultimet rreth Ligjit për Specialen

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se e mirëpret gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’u konsultuar rreth Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Sponsor 3M Express

Nga BE-ja janë shprehur të gatshëm për t’u konsultuar për çfarëdo nisme për ndryshimin e Ligjit për Specialen.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Çitaku, duke e vlerësuar qëndrimin e BE-së për këtë process.

“E mirëpres gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’u konsultuar me ne në procesin e amendamentimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ky është një lajm i mirë. I ftoj që nesër të vijnë në konsultime. Ne jemi gati. E gjithë ajo që kërkojmë përmes këtij procesi është drejtësi. Një proces i drejtë, i paanshëm, në të cilin respektohen parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut. Besoj se thirrja për drejtësi na bashkon. Edhe me Bashkimin Evropian.”, ka shkruar Çitaku në Facebook. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Latifi kritika për Qeverinë Kurti: S’ka zhvillim e as investime kapitale (VIDEO)

Latifi kritika për Qeverinë Kurti: S’ka zhvillim e as investime kapitale (VIDEO)

Rasti në KK të Mitrovicës, Berisha: Unë dola jashtë të freskohem, ai e ka marrë në tjetër aspekt (VIDEO)

Rasti në KK të Mitrovicës, Berisha: Unë dola jashtë të freskohem, ai e ka marrë në tjetër aspekt (VIDEO)

Në ditëlindjen e nënës, Elijona Binakaj prek me dedikimin: Sa herë kam nevojë për ty, më dhemb fakti që nuk të kam pranë

Në ditëlindjen e nënës, Elijona Binakaj prek me dedikimin: Sa herë kam nevojë për ty, më dhemb fakti që nuk të kam pranë