Edita rrëfehet mes lotësh në BBVK: Kur jam ndarë nga burri, tre muaj nuk kam dalë nga dhoma

Edita rrëfehet mes lotësh në BBVK: Kur jam ndarë nga burri, tre muaj nuk kam dalë nga dhoma

Edita rrëfehet mes lotësh në BBVK: Kur jam ndarë nga burri, tre muaj nuk kam dalë nga dhoma

Banorja e “Big Brother VIP Kosova 5”, Edita, ka ndarë me Shqiponjën një rrëfim emocional për periudhën e vështirë që kishte përjetuar pas ndarjes nga ish-bashkëshorti.

Sponsor 3M Express

Gjatë bisedës, ajo tregoi se ndarja kishte ndikuar rëndë në gjendjen e saj emocionale, duke bërë që të kalonte nëpër një periudhë depresioni dhe izolimi.

Edita zbuloi se për tre muaj me radhë nuk kishte dalë nga dhoma e saj, ndërsa kishte humbur edhe dëshirën për t’u kujdesur për veten. Madje, siç rrëfeu ajo, familjarët ia dërgonin ushqimin në dhomë, pasi nuk kishte vullnet të dilte prej saj.

“Paramendo, me qenë tradhtia ma e vogla, llogarite tash… S’muj me fol, por që jam shumë ma mirë psiqikisht, pasi e kam kalu depresionin. Kur jam nda, s’jom dalë tre muj prej dhomës hiç. Veç jom hi, jom la, as mu la s’kom deshtë. Në dhomë ma kanë pru bukën”, tregoi ajo.

Tutje, Edita zbuloi se personi që i kishte dhënë forcë për ta kapërcyer atë periudhë dhe për të vazhduar jetën ishte djali i saj, Akili.

Ajo u shpreh se ai kishte qenë arsyeja kryesore që e kishte nxitur të ngrihej dhe të mos dorëzohej përballë vështirësive.

“Për Akilin, djalin, jam çu. Ma ka shpëtu jetën. Nëse s’kish qenë Akili, sigurt s’kisha jetu”, u shpreh Edita.

Rrëfimi i saj vjen në kuadër të bisedave mes banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, ku ata po ndajnë me njëri-tjetrin përvoja dhe momente të rëndësishme nga jeta e tyre personale. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Lexo edhe

Breshka kurioze, Papa në formë kartoni dhe dallgë gjigante, fotografitë që pasqyrojnë javën në botë

Breshka kurioze, Papa në formë kartoni dhe dallgë gjigante, fotografitë që pasqyrojnë javën në botë

IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit

IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit

Zulfaj dhe ambasadori austriak diskutojnë bashkëpunimin

Zulfaj dhe ambasadori austriak diskutojnë bashkëpunimin