Edita ka diskutuar me Bejtën dhe Shqiponjën për arsyet pse kjo e fundit, sipas saj, është më e heshtur gjatë netëve të Prime.

Ajo ka thënë se një nga arsyet mund të jetë edhe veshja, pasi stili që Shqiponja shfaq në prime ndryshon nga ai që ka zakonisht.
“Unë i thashë që të pengon edhe veshja në prime, që ndihesh pak në siklet dhe nuk mundesh me folë. Ne e dimë që Shqiponja e ka stilin më ‘cool’, më ‘chill’, nuk është vetvetja”, ka thënë Edita.
Ndërkaq, Shqiponja ka treguar se nuk është mësuar të luftojë për vëmendje, ndonëse i pëlqen kur ajo i kushtohet.
“Edhe nuk jam mësuar me luftu për vëmendje. Mua më pëlqen kur më jepet, por nuk luftoj për të. E di që këtu nuk jepet vetvetiu, hajt se të gjithë e duan vëmendjen për vete”, është shprehur ajo.
Diskutimin e plotë mund ta gjeni në videon e mëposhtme:





