Edi Rama propozon kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

Edi Rama propozon kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

Edi Rama propozon kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar nisjen e një procesi konsultimi publik për kufizimin e qasjes së të miturve në rrjetet sociale, duke hedhur në diskutim mundësinë e vendosjes së një kufiri moshe prej 16 ose 18 vjeç.

Sponsor 3M Express

Deklaratën Rama e bëri të premten, më 30 tetor, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, ku u diskutua për përfshirjen e të miturve në protestat e dhunshme dhe nevojën për një plan të përbashkët veprimi mes institucioneve, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se ndikimi i rrjeteve sociale në sjelljen dhe socializimin e të rinjve kërkon një qasje të re institucionale, sidomos për shkak të ndërthurjes gjithnjë e më të madhe mes botës reale dhe asaj virtuale.

“Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të një natyre shumë të rrezikshme për bashkëjetesën demokratike dhe një kapërcim të kufijve mes reales dhe virtuales”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se duhet të hapet një debat publik për përcaktimin e moshës deri në të cilën mund të kufizohet përdorimi i këtyre platformave nga të miturit.

“Duhet hapur debati deri kur mund të kufizojmë aksesin në rrjete sociale të të miturve, 16 apo 18 vjeç. Do të fillojmë një konsultim siç bëmë kur na u desh të kufizojmë TikTok-un, do të fillojmë konsultimin në shkolla dhe me prindërit”, tha Rama.

Sipas paralajmërimit të tij, procesi i kons

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Edi Rama propozon kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit | Momenti