Edhe një asambleiste e LDK-së në Obiliq jep dorëheqje, thotë se nuk pajtohet me qëndrimin e partisë për UÇK-në

Vlora Mjekiqi-Kabashi, asambleiste e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Obiliqit, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha detyrat dhe funksionet që ka mbajtur në këtë parti.

Sponsor 3M Express

Mjekiqi-Kabashi ka bërë të ditur se do ta vazhdojë mandatin e saj si asambleiste e pavarur në Kuvendin Komunal të Obiliqit.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka theksuar se përveç pozitës së asambleistes, ka qenë edhe kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Obiliq dhe delegate në Kuvendin Zgjedhor të partisë.

Ajo ka thënë se vendimi lidhet me qëndrimin e saj ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mospajtimin me qëndrimin që, sipas saj, ka mbajtur LDK-ja.

“E vetëdishme se Lufta e UÇK-së ishte Luftë për Liri e mbështetur edhe nga SHBA dhe NATO-ja, dhe e bindur se Liria është më shumë se çdo përkatësi partiake. Pasi LDK-ja nuk e mbështeti këtë parim themelor se Liria është mbi çdo parti, jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha detyrat dhe funksionet që kam në LDK”, ka shkruar ajo.

Mjekiqi-Kabashi ka deklaruar se nga tani do të veprojë si asambleiste e pavarur.

“Prandaj nga sot e tutje jam asambleiste e pavarur në Kuvendin Komunal të Obiliqit!”, ka shkruar ajo.

Në fund, Mjekiqi-Kabashi ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Propozimi në Zvicër: Kompanitë të paguajnë taksë për punëtorët e huaj, paratë t’u kthehen qytetarëve

Propozimi në Zvicër: Kompanitë të paguajnë taksë për punëtorët e huaj, paratë t’u kthehen qytetarëve

Pse na ther kraharori kur marrim frymë? Kur kjo dhimbje mund të paralajmërojë një problem serioz

Pse na ther kraharori kur marrim frymë? Kur kjo dhimbje mund të paralajmërojë një problem serioz

Llapi përforcohet me ish-lojtarin e Ajaxit dhe Sivassporit

Llapi përforcohet me ish-lojtarin e Ajaxit dhe Sivassporit