EDHE NATA TE PËRNGJAN

EDHE NATA TE PËRNGJAN

EDHE NATA TE PËRNGJAN

Poezi nga: Cesare Pavese
Përktheu: Angela Kosta

Sponsor 3M Express

Edhe nata të përngjan
nata e largët që qan heshtur,
brenda zemrës thellë,
dhe yjet kalojnë të lodhur.
Një faqe prek faqen
është një dridhje e ftohtë,
dikush lufton dhe lutet vetëm,
i përhumbur tek ty, në ethet e tua.
Nata vuan dhe gulçon agimi,
Zemra e mjerë ç’britma.
O fytyrë e mbyllur, ankth i errët,
ethe që trishton yjet,
është dikush që si ty pret agimin
duke vëzhguar fytyrën tënde në heshtje.
Je shtrirë nën natën
si një horizont i mbyllur i vdekur.
Zemra e mjerë ç’britma një ditë e largët ti ishe agimi.

Lexo edhe

Jakup Krasniqi takohet me familjarët pas kthimit nga Haga, vajza e pret me duartrokitje – pamje

Jakup Krasniqi takohet me familjarët pas kthimit nga Haga, vajza e pret me duartrokitje – pamje

Emocionuese: Momenti kur Jakup Krasniqi takon familjarët në shtëpinë e tij

Emocionuese: Momenti kur Jakup Krasniqi takon familjarët në shtëpinë e tij

Jakup Krasniqi në Kosovë, Dhomat e Specializuara konfirmojnë arsyen e vizitës

Jakup Krasniqi në Kosovë, Dhomat e Specializuara konfirmojnë arsyen e vizitës