Një ngjarje e rëndë është zbuluar mëngjesin e sotëm në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe një foshnjë janë gjetur pa shenja jete brenda një shtëpie.

Gazeta Sinjali ka mësuar se 27-vjeçari është Adonis Demiri, ndërsa foshnja e gjetur në të njëjtën shtëpi është e gjinisë femërore.
Siç raportoi Sinjali më herët, rasti është zbuluar të dielën, më 1 nëntor, rreth orës 08:47, kur Policia ka pranuar informacion për dy persona që dyshohej se kishin ndërruar jetë në një shtëpi në këtë fshat.
Në vendngjarje kanë dalë ekipet policore dhe Emergjenca, ku personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e të dy personave.
Rasti ka mobilizuar edhe hetuesit rajonalë, forenzikën dhe Prokurorinë e Shtetit, ndërsa në vendngjarje ka dalë edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaku i vdekjes së 27-vjeçarit dhe foshnjës. Rasti po trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




