Nënë e bir, përkatësisht (gruaja dhe djali) i viktimës Urim Fiku, kanë mohuar në gjykatë të kenë gisht në vdekjen e 61-vjeçarit. Ngjarja ka ndodhur më 03 nëntor në fshatin Godvi në Bulqizë.

Fillimisht u raportua se Urim Fiku ishte sulmuar nga ariu, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi në trupin e tij një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit.
Tv Klan raporton se në gjykatë nënë e bir kanë dëshmuar se 61-vjeçari ka ardhur në shtëpi i gjakosur pasi ishte dëmtuar dhe i shpërfytyruar nga ariu, ka hyrë në banesë ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar veten në gjoks. Nga aty, e gruaja ka njoftuar ambulancën.
I biri i viktimës ka deklaruar se gjatë kohës që ka ndodhur ngjarja, ka qenë në punë dhe jo në shtëpi. Ato pretendojnë se Urim Fiku vendoste leqe për të zënë kafshë të egra(derra) në pyll.
Ajo ç’ka do të hidhte dritë mbi këtë ngjarje do të jenë aktet e ekspertimit të mjekësisë ligjore të cilët pritet të vijnë nga policia shkencore. Në përfundim të seancës gjykata vendosi arrest me burg për të dy./Tv Klan




