E pyesin për momentet intime me Sharrin, Anjeza: I dashuri im polic ekziston, ai mund të jetë me 10 femra jashtë e unë jam veç me një mashkull këtu brenda

Banorja Anjeza Gubetini është përballur me kritika të shumta gjatë spektaklit të së premtes në “Big Brother VIP Kosova 5”, pas paqartësive të krijuara rreth raportit të saj me Sharrin dhe ekzistencës së të dashurit që ajo ka përmendur vazhdimisht brenda shtëpisë.

Sponsor 3M Express

Gjatë spektaklit u transmetua klipi i javës, ku u shfaqën momentet e afërta mes Anjezës dhe Sharrit. Megjithatë, pas këtyre momenteve, të dy kishin mohuar se mes tyre ekziston diçka më shumë sesa një raport miqësor.

Situata mori një tjetër drejtim kur Anjeza u pyet për të dashurin e saj, të cilin e ka përshkruar si polic. Në një moment, ajo u shpreh: “Ju nuk e dini as a ekziston”.

Kjo deklaratë nxiti reagimin e opinionistëve, Resul Sinanit dhe Rudina Dembacajt, të cilët e kritikuan për mënyrën se si kishte folur për partnerin e saj dhe për krijimin e paqartësive te publiku lidhur me ekzistencën e tij.

Pas kritikave, Anjeza kërkoi të shkonte në dhomën e rrëfimit për ta sqaruar situatën, duke këmbëngulur se personi për të cilin kishte folur ekziston.

“Sa i përket policit, i dashur Resul dhe Rudina, polici ekziston. Unë nuk e kam parë Sharrin shumë të përfshirë, andaj kam vendosur vetë që ta ngrij situatën”, deklaroi ajo.

– YouTube youtu.be

Por diskutimi nuk përfundoi me kaq. E pyetur se çfarë mund të mendojë partneri i saj jashtë shtëpisë kur sheh momentet e afërta me Sharrin, Anjeza dha një përgjigje tjetër që shkaktoi reagime.

Ajo tha se nuk e di se me sa femra mund të shoqërohet ai jashtë shtëpisë, ndërkohë që vetë ndodhet në BBVK, ku ka vetëm një mashkull me të cilin mund të krijojë një raport të tillë.

Deklaratat e saj shtuan edhe më shumë pikëpyetjet rreth marrëdhënies me të ashtuquajturin “polici”, duke lënë të paqartë nëse bëhet fjalë për një lidhje të hapur, një raport të pezulluar apo nëse Anjeza ka krijuar një histori qëllimisht për ta mbajtur publikun në dilemë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Protestë në Morinë më 28 Nëntor, kërkohet heqja e barrierave doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë

Protestë në Morinë më 28 Nëntor, kërkohet heqja e barrierave doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë

Valdeti dhe Valdrina rrëfejnë historinë e dashurisë para Vëllait të Madh: Nga njohja në vitin 2011 te jeta e përbashkët (VIDEO)

Valdeti dhe Valdrina rrëfejnë historinë e dashurisë para Vëllait të Madh: Nga njohja në vitin 2011 te jeta e përbashkët (VIDEO)

Skandal në Irak: Ndeshja ndërpritet pas vetëm 14 minutash lojë, arsyeja është e pazakontë

Skandal në Irak: Ndeshja ndërpritet pas vetëm 14 minutash lojë, arsyeja është e pazakontë