E goditi mbesën me shuplakë pas një përleshjeje me vëllain, 61-vjeçari përfundon në Polici në Vushtrri – lëshohet urdhër mbrojtës emergjent

Një konflikt mes motrës dhe vëllait në Vushtrri ka marrë tjetër rrjedhë pas ndërhyrjes së xhaxhait të tyre, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj mbesës, duke e goditur me shuplakë në fytyrë. Rasti ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe lëshimin e një urdhri mbrojtës emergjent, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ngjarja ka ndodhur të dielën, më 25 tetor 2026, rreth orës 10:50, në rrugën “Lidhja e Lezhës” në Vushtrri.

Burimet bëjnë me dije se gjithçka kishte nisur pas një përleshjeje mes një 22-vjeçareje, të identifikuar me inicialet M.M., dhe vëllait të saj, brenda shtëpisë familjare.

Pas këtij konflikti, në shtëpi kishte shkuar xhaxhai i tyre, N.M., 61-vjeçar, i cili dyshohet se e kishte goditur mbesën me shuplakë në fytyrë.

E reja ka kërkuar trajtim mjekësor pas incidentit dhe ka siguruar raportin përkatës mjekësor.

Ndërkohë, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rrethanat e rastit.

Pas përfundimit të procedurave fillestare dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është vendosur që 61-vjeçari të lirohet në procedurë të rregullt.

Në kuadër të trajtimit të rastit, është lëshuar edhe një urdhër mbrojtës emergjent në favor të viktimës dhe ndaj të dyshuarit.

Pas ndërhyrjes së institucioneve, 22-vjeçarja është kthyer në shtëpinë e saj.

Rasti është iniciuar si “Dhuna në familje”, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e incidentit janë duke vazhduar.

Shënim: Identiteti i palëve është mbrojtur. I dyshuari konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E dhimbshme: Ky është Çlirim Aliu, 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në rrugën Prishtinë–Ferizaj

E dhimbshme: Ky është Çlirim Aliu, 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në rrugën Prishtinë–Ferizaj

Mbyllen vendvotimet në Serbi, mbi 67% pjesëmarrja deri në orën 19:00

Mbyllen vendvotimet në Serbi, mbi 67% pjesëmarrja deri në orën 19:00

Zhvillimet në Tiranë: Protestuesi i lënduar dërgohet në Itali (VIDEO)

Zhvillimet në Tiranë: Protestuesi i lënduar dërgohet në Itali (VIDEO)