E fshehur brenda tortes, Dogana zbulon kanabis në një dërgesë postare

E fshehur brenda tortes, Dogana zbulon kanabis në një dërgesë postare

E fshehur brenda tortes, Dogana zbulon kanabis në një dërgesë postare

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 10 cigare me substancë të dyshuar si kanabis, si dhe dy copa torte me përmbajtje të dyshuar të së njëjtës substancë, gjatë kontrollit të një dërgese postare.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Doganës në Facebook, dyshimet janë ngritur gjatë skanimit të dërgesës, pas së cilës është vendosur që ajo t’i nënshtrohet kontrollit të detajuar fizik.

Pas hapjes së dërgesës, zyrtarët kanë gjetur cigaret dhe tortet me përmbajtje të dyshuar narkotike.

“Lidhur me rastin, Dogana e Kosovës ka njoftuar Njësinë përkatëse të Antidrogës të Policisë së Kosovës, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme në përputhje me kompetencat ligjore dhe procedurat në fuqi. Dërgesa dhe përmbajtja e saj janë ndaluar për procedim të mëtejshëm institucional. Dogana e Kosovës do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet brenda kompetencave të saj ligjore për parandalimin e kontrabandës dhe qarkullimit të kundërligjshëm të mallrave, duke bashkëpunuar me institucionet kompetente për trajtimin e rasteve të tilla”, shkruhet në njoftim./Klankosova.tv

Lexo edhe

Gjini pas vrasjes së Arlindës: Nëse rasti kalon pa përgjegjësi, institucionet janë spektatore të krimit

Gjini pas vrasjes së Arlindës: Nëse rasti kalon pa përgjegjësi, institucionet janë spektatore të krimit

“Urgjent të dalim në protestë”, Bajrami pas vrasjes tragjike të gruas në Pejë

“Urgjent të dalim në protestë”, Bajrami pas vrasjes tragjike të gruas në Pejë

“Më arrestoni,…”: Pasi Vuçiq pranoi humbjen, Brnabiq u përfshi në një përplasje verbale me qytetarët, në mes të rrugës

“Më arrestoni,…”: Pasi Vuçiq pranoi humbjen, Brnabiq u përfshi në një përplasje verbale me qytetarët, në mes të rrugës