“E dinim”, Raphinha nuk zhgënjehet nga humbja prej PSG-së, kërkon fokusin te Real Madridi

“E dinim”, Raphinha nuk zhgënjehet nga humbja prej PSG-së, kërkon fokusin te Real Madridi

“E dinim”, Raphinha nuk zhgënjehet nga humbja prej PSG-së, kërkon fokusin te Real Madridi

Raphinha nuk është shprehur shumë i zhgënjyer pas humbjes së Barcelonës me rezultat 4-2 ndaj Paris Saint-Germain, duke thënë se skuadra duhet të përqendrohet te ndeshja e radhës kundër Real Madridit.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi brazilian pranoi se Barcelona synonte fitoren, por theksoi se humbja nuk duhet të shkaktojë shqetësim të madh, pasi skuadra duhet të përgatitet për El Clasicon.

“Ne kemi humbur vetëm tre pikë. Tani duhet të përgatitemi mirë për El Clasicon”.

“Natyrisht, dëshironim të fitonim, por e dinim se kjo mund të ndodhte. Në fund të fundit, kemi humbur vetëm tri pikë. Ky është momenti kur mund ta përballojmë një humbje të tillë”.

Raphinha vlerësoi edhe kundërshtarin, duke theksuar se PSG-ja është një skuadër e përgatitur mirë taktikisht, ndërsa Barcelona zhvilloi një ndeshje konkurruese.

“Ata janë shumë mirë të përgatitur nga trajneri. Ne luftuam mirë dhe konkurruam denjësisht. Një rezultat i tillë mund të ndodhë, por gjëja e rëndësishme është se luajtëm mirë. Ishte një test i mirë për ne”, përfundoi braziliani.

Barcelona tani e ka vëmendjen te përballja e madhe me Real Madridin në El Clasico, ku do të synojë të rikthehet te rezultatet pozitive pas disfatës ndaj kampionit francez./Telegrafi/

Lexo edhe

Dëshira ekziston, por orgazma mungon: Çfarë i pengon gratë të arrijnë kulmin e kënaqësisë?

Dëshira ekziston, por orgazma mungon: Çfarë i pengon gratë të arrijnë kulmin e kënaqësisë?

BE: Kallasi e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

BE: Kallasi e gatshme të organizojë takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe tharja e gojës: A janë shenja të kolesterolit të lartë?

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe tharja e gojës: A janë shenja të kolesterolit të lartë?