Berat Asllani nga Mitrovica, i cili ndërroi jetë pasi ishte përfshirë në një aksident me motoçikletë disa ditë më parë, do të varroset sot.

Varrimi i tij do të bëhet pas namazit të ikindisë, ndërsa lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kishte bërë të ditur vëllai i tij, aktori Agan Asllani, përmes një njoftimi prekës në rrjetet sociale.
Familjarët, miqtë dhe të afërmit do t’i japin sot lamtumirën e fundit Beratit, vdekja e të cilit ka lënë në pikëllim të gjithë ata që e kanë njohur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




