E dhimbshme | Prindërit e vunë në gjumë, në mëngjes e gjetën pa frymëmarrje – humb jetën foshnja njëmuajshe në Skenderaj

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në fshatin Qubrel të Skenderajt, ku një foshnjë rreth njëmuajshe është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Prokuroria ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes së foshnjës, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, më 28 nëntor, rreth orës 05:00.

Sipas burimeve të Sinjalit, prindërit kanë deklaruar para hetuesve se mbrëmjen e kaluar e kishin vënë foshnjën në gjumë, ndërsa herët në mëngjes kishin vërejtur se ajo nuk po merrte frymë.

Foshnja ishte dërguar në QKMF-në e Skenderajt, por tashmë ishte pa shenja jete.

Pas njoftimit nga institucioni shëndetësor, njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet hetimore dhe kanë intervistuar të dy prindërit.

Gjatë deklarimit të tyre, prindërit kanë treguar gjithashtu se foshnja kishte pasur probleme shëndetësore që nga lindja.

Trupi i pajetë i foshnjës është marrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Serie A vazhdon me ndeshjet e javës së 13-të, ku në program janë katër përballje interesante

Serie A vazhdon me ndeshjet e javës së 13-të, ku në program janë katër përballje interesante

21 vjet nga vendimi i Hagës kur Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm

21 vjet nga vendimi i Hagës kur Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm

Parandalimi i vrasjes së rëndë, kapet në Han të Elezit edhe i dyshuari i tretë

Parandalimi i vrasjes së rëndë, kapet në Han të Elezit edhe i dyshuari i tretë