Kisha Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj ka publikuar një mesazh prekës në kujtim të Leonard Kurtit, specialistit të Biokimisë Klinike dhe drejtorit të Klinikës së Biokimisë në QKUK, i cili është ndarë nga jeta.

Në këtë mesazh, Kisha e kujton Kurtin si një intelektual me vlera të larta njerëzore, bashkëshort, baba, bir dhe vëlla, prania e të cilit do t’u mungojë thellë familjarëve dhe të afërmve.
Një pjesë e veçantë e mesazhit i kushtohet dy djemve të tij të vegjël, Erik dhe Marin, për të cilët thuhet se dhimbja është veçanërisht e madhe.
“Dhimbja bëhet veçanërisht e thellë kur mendojmë për dy djemtë e tij të vegjël: Erikun dhe Marinin. U rritshin të rrethuar nga dashuria e familjes dhe nga kujtimi i mirë i babait të tyre”, thuhet në mesazh.
Kisha ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për bashkëshorten Genzana, dy djemtë, prindërit, motrën dhe gjithë familjen Kurti, duke lutur që Zoti t’u japë forcë në këtë sprovë.
Në fund, në mesazh bëhet e ditur edhe orari i ceremonisë së varrimit. Të dielën, më 1 nëntor, në orën 14:30 do të mbahet Mesha e salikimit në kishë, ndërsa më pas ritet do të përmbyllen në varrezat katolike të qytetit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




