“E dhënë mbresëlënëse”, Kurti krenohet me rritjen e të hyrave buxhetore

“E dhënë mbresëlënëse”, Kurti krenohet me rritjen e të hyrave buxhetore

“E dhënë mbresëlënëse”, Kurti krenohet me rritjen e të hyrave buxhetore

Kryeministri Albin Kurti, gjatë debatit në Kuvend për projektbuxhetin e vitit 2027, ka mbrojtur politikat ekonomike të Qeverisë së tij, duke thënë se të hyrat buxhetore janë rritur për 135 për qind në gjashtë vjetët e fundit.

Sponsor 3M Express

Kurti ka thënë se në vitin 2021, kur Qeveria e tij mori mandatin e plotë, të hyrat buxhetore ishin 1.7 miliard euro, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të arrijnë në 4 miliardë euro.

“Ne i përmbahemi zotimeve tona, ato nuk janë vetëm për vitin 2027, por më shumë se aq. Por këtu u përmend edhe qeverisja jonë deri më tani, besojmë që ajo ofron gjithë bazën e nevojshme për optimizimin e mëtejshëm. Nuk do të duhej të harrohen shifrat kryesore, në vitin 2021 kur qeverisëm në mandatin e plotë, madje edhe më gjatë se aq për shkak se përsëriteshin zgjedhjet, të hyrat buxhetore ishin 1.7 miliard euro, ndërkaq të hyrat në vitin e ardhshëm do të jenë 4 miliardë euro.

Për gjashtë vjet, të hyrat buxhetore rriten për 135 për qind. Rritja e tyre, nga 1.7 miliard në 4 miliard për gjashtë vjet, besoj që është e dhënë mbresëlënëse”, ka deklaruar Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Kreu i Qeverisë ka folur edhe për rritjen e importeve, duke thënë se kjo lidhet me rritjen e fuqisë blerëse dhe zgjerimin e klasës së mesme në Kosovë.

“Një mend importet janë rritur, por importet janë rritur edhe për shkak se është rritur fuqia blerëse në Kosovë, është zgjeruar klasa e mesme në Kosovë dhe ky zgjerim i klasës së mesme vjen nga disa faktorë. Një faktor është rritja e pagave, faktor tjetër është rritja e punësimit, rritja e pensioneve”, ka thënë Kurti.

Ai ka përmendur edhe rritjen e pensioneve, shtesat për nënat dhe fëmijët, si dhe rritjen e pagës minimale, duke thënë se këto masa kanë ndikuar në përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve.

“Pensioni bazik që ka qenë 90 euro është bërë 150 euro. Janë edhe shtesat për nëna dhe fëmijë, u kemi dhënë mjete atyre që kanë më pak, e të cilët përmirësimin e jetës kur e bëjnë me ato që i kemi dhënë pak, nuk është pak, është në fakt shumë, sepse atij që ka shumë kur i jep pak është aspak, por atij që ka pak e i jep pak, është shumë.

E kemi trefishuar pagën minimale, e kemi gjetur 170 euro, tash është 500 euro. Paga minimale 11 vjet nuk është prekur fare. Prandaj e kemi një import rreth 7 miliardë”, ka deklaruar Kurti në Kuvend./Klankosova.tv

Lexo edhe

Bajrami demanton shifrën e 100 mijë vendeve të reja të punës: Trusti tregon shifra të tjera

Bajrami demanton shifrën e 100 mijë vendeve të reja të punës: Trusti tregon shifra të tjera

Hamza: Projektbuxheti për vitin 2027 nuk garanton as mirëmbajtjen e investimeve dhe shërbimeve

Hamza: Projektbuxheti për vitin 2027 nuk garanton as mirëmbajtjen e investimeve dhe shërbimeve

Komediani Jimmy Carr zbuloi se nuk i ka folur të atit për 25 vjet: Nuk e dua në jetën time

Komediani Jimmy Carr zbuloi se nuk i ka folur të atit për 25 vjet: Nuk e dua në jetën time