Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në orët e para të së shtunës në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka sulmuar me thikë axhën e bashkëshortes së tij.

Sipas raportit, i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e axhës së gruas për të biseduar me bashkëshorten e tij, e cila ishte larguar nga shtëpia për shkak të dhunës sistematike që dyshohet se kishte ushtruar ndaj saj.
Gjatë këtij incidenti, i dyshuari dyshohet se ka sulmuar me thikë axhën e bashkëshortes.
Si pasojë e rastit, si i dyshuari ashtu edhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa gjatë kontrollit ndaj tij janë konfiskuar tri thika.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente. /Telegrafi/





