Pavarësisht raportimeve se Simeone pritet të qëndrojë në krye të skuadrës madrilene, kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në qershor të vitit 2027 dhe deri më tani nuk ka pasur hapa konkretë për rinovimin e saj.
Për këtë çështje ka folur edhe presidenti i klubit, Enrique Cerezo, i cili ka bërë të ditur se situata mbetet e pandryshuar.

“Nuk ka asgjë të re sa i përket Simeones, as pro dhe as kundër. Gjithçka është saktësisht njësoj”, deklaroi Cerezo.
Ai foli edhe për objektivat e Atletico Madridit në sezonin e ardhshëm, duke veçuar mundësinë e fitimit të Ligës së Kampionëve, finalja e së cilës do të zhvillohet në stadiumin Metropolitano.
“Situata është e vështirë, pasi La Liga, Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit janë gara shumë të vështira. Megjithatë, do të përpiqemi të arrijmë sa më shumë për klubin tonë të dashur. Fitimi i Ligës së Kampionëve në stadiumin tonë do të ishte perfekt, por shumë skuadra e dëshirojnë të njëjtën gjë. Shpresojmë të kemi një sezon të suksesshëm”, u shpreh presidenti i Atletico Madridit.
Burimi: RTKLive





