Dyshohet se u godit me plumb gome në sy, Prokuroria nis hetimet për plagosjen e 28-vjeçarit në protestën e Tiranës

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për plagosjen e 28-vjeçarit Erion Vishkulli gjatë protestës së 24 tetorit në kryeqytetin shqiptar. I riu dyshohet se u godit me plumb gome në sy dhe është dërguar në Itali për trajtim të specializuar.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit zyrtar, është regjistruar kryesisht procedimi penal nr.7806 për vitin 2026, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”.

Në kuadër të hetimeve janë administruar pamjet filmike të vëna në dispozicion nga Banka e Shqipërisë dhe kartela mjekësore e të riut nga Spitali Universitar i Traumës. Veprimet hetimore po zhvillohen në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Prokuroria po punon edhe për komunikimin me autoritetet italiane, me qëllim dërgimin e një letërporosie në kuadër të hetimit.

Po hetohen edhe lëndimet e protestuesve të tjerë

Në të njëjtin procedim po hetohen edhe raste të tjera të dëmtimit të qytetarëve, pas dyshimeve për përdorim joproporcional të forcës nga disa punonjës të Policisë së Shtetit gjatë protestave.

Deri tani janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të personave të dëmtuar, ndërsa verifikimet po kryhen në bashkëpunim me AMP-në.

Hetimet vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e përgjegjësive të mundshme.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nesër vazhdon gjykimi ndaj Shabanit dhe Qerimit për spiunazh

Nesër vazhdon gjykimi ndaj Shabanit dhe Qerimit për spiunazh

Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?

Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?

Nga motivi leopard te fustani me pika – Kim Kardashian vjen me një tjetër paraqitje të guximshme në Romë

Nga motivi leopard te fustani me pika – Kim Kardashian vjen me një tjetër paraqitje të guximshme në Romë