Dyshohet se pronari inskenoi vjedhjen në poligonin e armëve në Gjakovë, arrestohet një person

Dyshohet se pronari inskenoi vjedhjen në poligonin e armëve në Gjakovë, arrestohet një person

Dyshohet se pronari inskenoi vjedhjen në poligonin e armëve në Gjakovë, arrestohet një person

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim e koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, kanë trajtuar rastin e paraqitur më 30.10.2026, si ‘vjedhje e rëndë’, të ndodhur në një depo (poligon) armësh në Gjakovë.

Sponsor 3M Express

Në vazhdën e hetimeve të rastit, hetimet kanë rezultuar me ngritjen e dyshimit të arsyeshëm se raportimi i pronarit të depos-poligonit, ka qenë inskenim i vjedhjes dhe se armët në këtë poligon të licencuar janë keqpërdorur përkatësisht janë shitur për palët e treta nga vet pronari i poligonit.

“Më qëllim të sigurimit të provave shtesë lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe ‘Deklarimi i rremë’, sot më 03.11.2026 njësitet policore nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve Rënda, në koordinim me PTH- Gjakovë kanë zhvilluar kontroll në 3 lokacione në rajonin e Gjakovës”, njofton policia.

Si rrjedhojë “është arrestuar i dyshuari V.C., mashkull kosovar, janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdorën në procedurën penale”.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit nga PTH-Gjakovë i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Vrasja e Arlinda Zekajt, Berisha dyshon se vrasja ishte planifikuar gjatë ndalimit të bashkëshortit

Vrasja e Arlinda Zekajt, Berisha dyshon se vrasja ishte planifikuar gjatë ndalimit të bashkëshortit

Elon Musk mund të blejë Boost Mobile për ta kthyer Starlink në operator të plotë të telefonisë mobile

Elon Musk mund të blejë Boost Mobile për ta kthyer Starlink në operator të plotë të telefonisë mobile

Grenlanda miraton marrëveshjen e sigurisë me Danimarkën dhe SHBA-në pas muajsh presioni nga Trumpi

Grenlanda miraton marrëveshjen e sigurisë me Danimarkën dhe SHBA-në pas muajsh presioni nga Trumpi